Flamuri i Kosovës së shpejti pritet të vendoset në hyrje të Prishtinës

Flamuri i Kosovës së shpejti pritet të vendoset në hyrje të Prishtinës

Pas shumë kërkesave që me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, flamuri shtetëror i Kosovës së shpejti do të vendoset në hyrje të Prishtinës.

Vendosja e flamurit ishte paraparë të bëhej gjatë ditës deri në ora 16.00 megjithatë kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Rreth vendimit për largimin e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës, foli sot edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së vendit. Tha se ka urdhëruar që vendosja e flamurit të bëhet sot.