Flaka Haliti me ekspozitë në Tiranë

Flaka Haliti me ekspozitë në Tiranë

Artistja kosovare Flaka Haliti do të prezantohet me ekspozotë personale në Tiranë, shkruan KultPlus.

Flaka Haliti e cila është duke e zhvilluar karrierën e saj artistike në shtete të ndryshme evropiane, kësaj radhe punën e saj do ta prezantojë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Bëhet e ditur se kjo ekspozitë do të hapet me 7 shtator dhe do të rri e hapur për publikun vetëm dy ditë.

“Këtu- apo atje, është më atje”, titullohet kjo ekspozitë që do të sjellë Flaka Halitin në Tiranë.