Fjalimi emocionues i Tottit: Tani mori fund, me të vërtetë

“E hoqa fanellën për herë të fundit, edhe pse nuk jam gati ta heq dhe ndoshta nuk do të jem kurrë. Ti fikësh dritat nuk është lehtë. Të lindësh romak dhe të jesh romak është një privilegj. Të jesh kapiten i kësaj skuadre ka qenë një nderë. Ju jeni dhe do të jeni pjesë e jetës time, përgjithmonë”, u shpreh ikona e AS Romës.

Fjalimi emocionues i Tottit: Tani mori fund, me të vërtetë

Francesco Totti i dha fund karrierës së tij si futbollist, si ikonë e Romës. Futbollisti që ia kushtoi jetën një skuadre, i është drejtuar tifozëve të skuadrës romake në përfundimin e sfidës ndaj Genoas – e fundit për të në fanellën e Romës.

Totti falënderoi tifozët e Romës, për të cilët tha se e kanë një vend të përhershëm në zemrën e tij, raporton Insajderi.

“Ishte fanella ime e vetme. Është një vendim që e mora me gruan dhe familjen time. Unë do doja të jem këtu edhe 25 vite të tjera. Faleminderit Romë, faleminderit familja ime, nënë dhe baba, dhe vëlla i imi. Nga nesër unë do të rritem. Dua të ju dedikojë këtë letër juve, të gjithëve që thërrisnit emrin tim kur shënoja gol. Tani ka marrë fund me të vërtetë”, ka thënë Totti.

“E hoqa fanellën për herë të fundit, edhe pse nuk jam gati ta heq dhe ndoshta nuk do të jem kurrë. Ti fikësh dritat nuk është lehtë. Të lindësh romak dhe të jesh romak është një privilegj. Të jesh kapiten i kësaj skuadre ka qenë një nderë. Ju jeni dhe do të jeni pjesë e jetës time, përgjithmonë”, u shpreh ikona e AS Romës.

“Zemra ime do të jetë gjithmonë me ju. Tani unë do të shkojë në dhomën e zhveshjes që më mirëpriti mua si fëmijë, dhe tani po largohem si një burrë”, deklaroi Totti.

Totti përfundoi karrierën e tij 25-vjeçare në futboll me Romën, sot në ndeshjen e fundit të këtij stinori të skuadrës romake në Serie A, ndaj Genoas.

Roma fitoi me rezultat 3-2, dhe me këtë fitore siguroi kualifikimin direkt për në Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm. /Insajderi.com