Fjalët e Granit Xhakës pas fitores ndaj Tottenhamit

Fjalët e Granit Xhakës pas fitores ndaj Tottenhamit

Granit Xhaka ka reaguar pas fitores së Arsenalit në derbin ndaj Tottenhamit.

Arsenali e ka mposhtur Tottenhamin me rezultatin 2:0 në derbin e Londrës, ku realizoi gol shqiptar Shkodran Mustafi, shkruan Insajderi.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi shënoi për 1:0, derisa golin e dytë dhe vendimtar në këtë ndeshje, e realizoi Alexis Sanchez.

Sanchez ishte më i miri i ndeshjes në këtë takim, duke u vlerësuar me notën më të lartë, derisa menjëherë pas tij u rendit Mustafi.

Kurse, Granit Xhaka ishte ndër më të dobëtit në fushë për ‘Topçinjtë’, por kjo nuk e ka ndalur atë të shprehet se është tejet i lumtur pas ndeshjes.

“Çfarë ndeshje dhe çfarë rezultati. Punë e mirë nga të gjithë, veçanërisht tifozët”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. /Insajderi