Fjalët e Ahmetit pas mbylljes së vendvotimeve

Fjalët e Ahmetit pas mbylljes së vendvotimeve

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve në 19 komuna.

Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, ka thënë se zgjedhjet e ditës së sotme kanë qenë një proces i rregullt, dhe nga marrja e rezultateve nga komisionarët dhe nga Exit Pollet në Klan Kosovë dhe RTK, ai ka konsideruar se është rezultat pozitiv dhe optimist.

Ahmeti ka falënderuar qytetarët të cilët kanë dalë të votojnë dhe gjithashtu ka thënë se edhe zyrtarisht pret një rezultat pozitiv.

Yll Hoxha ka thënë se është ndarë i kënaqur që qytetarët mbrojtën sot demokracinë në Prishtinë.

Hoxha ka thënë se mbështetja e AKR-së i ka ndihmuar dhe se Prishtina do ta mbështet gjithmonë progresin.

Edhe Ahmeti ka thënë se AKR-ja u ka ndihmuar, por nuk ishte arsyeja e vetme që po e çon partinë e tij drejt fitores.

Lëvizja Vetëvendosje ishte në balotazh në Prishtinë, Podujevë, Prizren, Gjilan, Kaçanik dhe Kamenicë.