Fituesit e garës zgjedhore dhe kandidatët që shkojnë në balotazh

Fituesit e garës zgjedhore dhe kandidatët që shkojnë në balotazh

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara online, mund të dihet tashmë se shumica e komuna do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Derisa, në disa komuna, kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve.

Nga të dhënat online, në shumicën e 38 komunave të Kosovës votat e numëruara arrijnë deri në 90 për qind.

Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh:

Prishtinë: Shpend Ahmeti nga LVV dhe Arban Abrashi nga LDK.

Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa.

Gjilan: Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga LVV.

Mitrovica e Jugut: Valdete Idrizi nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR.

Prizren: Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytaher Haskuka nga LVV.

Ferizaj: Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Sfarqa nga LDK.

Istog: Haki Rugova nga LDK dhe Gani Dreshaj nga AAK .

Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK dhe Mehmet Krasniqi nga LDK.

Podujevë: Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potetra nga LVV.

Klinë: Besim Hoti nga LDK dhe Zenun Elezaj nga AAK.

Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra LVV.

Kamenicë: Qëndron Kastarati nga LVV dhe Shaip Surdulli nga LDK

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK dhe Ibrahim Kryeziu nga LDK .

Shtime: Naim Ismajli nga PDK dhe Fatmir Rashiti kandidat i pavarur.

Suharekë: Bali Muahrremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK.

Malishevë: Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK.

Kllokot: Strahinja Spasiç Lista Serbe dhe Bozidar Dejanoviç nga GI.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Pejë: Gazmend Muhaxhiri nga LDK.

Deçan: Bashkim Ramosaj nga AAK.

Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK.

Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur.

Drenas: Ramiz Lladrovci nga PDK.

Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur

Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Leposaviç: Zoran Todiç nga Lista Serbe.

Lipjan: Imri Ahmeti nga LDK.

Novobërdë: Svetislav Ivanociç nga Lista Serbe.

Shtërpcë: Bratislav Nikoliç nga Lista Serbe.

Viti: Sokol Haliti nga LDK.

Zubin Potok: Stevan Vuloviç nga Lista Serbe.

Zveçan : Vuçina Jankoviç nga Lista Serbe.

Junik: Agron Kuqi nga AAK.

Mamushë: Abdulhadi Krasniç nga KDTP.

Graçanicë: Srdjan Popoviç nga Lista serbe

Ranilug: Gradimir Mikiç nga Lista Serbe

Partesh: Dragan Petkoviç nga Lista serbe

Nga 1,890,952 qytetarë me të drejt votë në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865 shprehur në përqindje 43,68 për qind.