Fitore minimale e Juventusit [Video]

Fitore minimale e Juventusit [Video]

Juventus ka shënuar fitore minimale ndaj Genoas 1:0 në kuadër të Serie A.

Kampioni aktual, Juventus ka shënuar fitoren e pestë më radhë në Serie A, duke mposhtur Genoan me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi braziliani, Douglas Costa në minutën e 16’.

Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e dytë më 53 pikë, një më pak se sa Napoli në vendin e parë.