Fitojnë favoritët në Itali

Fitojnë favoritët në Itali

Në ligën e Italisë, Seria A, janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë.  Juventus e Roma kanë shënuar fitore bindëse, ndërsa formën e mirë e ka mbajtur edhe Inter pas fitores ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Kampioni në fuqi, Juventus, mposht 4 me 0 Cagliarin në shtëpi, ndërsa Roma që gjendet në vendin e tretë në tabelë mposhti me të njëjtin rezultat Crotonen.

Në anën tjetër, me dy gola të Icardit, Interi mposhti në udhëtim Empolin, ndërsa aktualisht është në pozitën e pestë në tabelë.

Milan ka luajtur mbrëmë dhe ka shënuar fitore ndaj Lazios./Insajderi.com