Fitojnë Cavs, përgjigjen Celtics, Rockets pa rivalë në Perëndim

Fitojnë Cavs, përgjigjen Celtics, Rockets pa rivalë në Perëndim

Ruhet “status quo”-ja në kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA, pasi si Bostoni ashtu edhe Clevelandi arritën të fitonin në përballjet respektive në orët e para të kësaj të diele.

Kështu Celtics triumfuan 93 – 102 në parektin e Memphis Grizzlies, që nuk diti të shfrytëzonte si duhet formën mjaft të mirë të Marc Gasol, që rezlioi 30 pikë dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit.

Evans shtoi gjithashtu 25 pikë për vendasit, por në radhët e Celtics ishin plot 6 lojtarë që shënuan mbi 10 pikë, ndër të cilët spikati Irving me 20 pikë. Nuk ndalen as Cavaliers, që iu imponuan 109 – 100 Utah Jazz.

E kush tjetër përveç LeBron James do të spikaste në “Quicken Loans Arena” me “triple double”: 29 pikë, 10 asist dhe 11 rikuperime. Kevin Love ishte i dyti më i miri për Cavs me vetëm 15 pikë, por diferencën e bënë lojtarët e stolit me 46 pikë në total.

Buzëqesh edhe Miami Heat, që mposhti 90-85 Los Angeles Clippers, me miqtë që kërkuan surprizën në minutat e fundit, por pa rezultat. Më i miri mbi parket rezultoi Richardson, që realizoi në total 28 pikë për Miamin.

Houston Rockets vijon të dominojë në Perëndim, duke mposhtur në takimin e radhës 115-111 Milwaukee Bucks. Në suksesin e 25-të sezonal të Rockets James Harden realizoi 31 pikë, ndërsa Paul shtoi edhe 25 pikë të tjera për vendasit.Nuk po gjen vazhdimësinë Oklahoma City Thunder, që u dorëzua 111-96 ndaj New York Nicks.

Westbrook u ndal në 25 pikë, ndërsa për njuorkezët spikati Beasley me 30 pikë. Derbi teksan mes San Antonios dhe Dallasit u fitua me përmbysje 98 – 96 nga Spurs, ndërsa rikthehet më fund te fitorja Phoenix Suns, që mposhti 106-108 Minnesota Timberwolves. Edhe Portland Trail Blazers kaloi më vështirësi 91 – 103 Charlotte Hornets, shkruan supersporti.

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Portland Trail Blazers 91-93
Cleveland Cavaliers – Utah Jazz 109-100
New York Nicks – Oklahoma City Thunder 111-96
Houston Rockets – Milwaukee Bukcs 115-111
Miami Heat – Los Angeles Clippers 90-85
Minnesota Timberwolves – Phoenix Suns 106-108
San Antonio Spurs – Dallas Mavericks 98-96
Memphis Grizzlies – Boston Celtics 93-102