Fitimet astronomike të KEDS, për tre vjet fitoi 87 milionë euro

08.08.2017 08:01
Fitimet astronomike të KEDS, për tre vjet fitoi 87 milionë euro

Gjatë tre vjetëve të fundit KEDS-i ka fituar 87 milionë euro nga shitblerja e energjisë elektrike, derisa kompania publike ishte privatizuar për vetëm 26.3 milionë euro. Fitimet astronomike po sigurohen nga shtrenjtimi i vazhdueshëm i faturave të energjisë.

Vetëm gjatë vitit 2014 kompania KEDS ka siguruar profit të pastër prej rreth 30 milionë eurosh, derisa një vit më parë kompania turke “Çalik-Limak” kishte privatizuar distribucionin e energjisë elektrike për 26.3 milionë euro, shkruan gazeta Zëri.

Shitja e distribucionit të energjisë elektrike me një çmim të tillë vite më parë ishte përcjellë me akuza të shumta, pasi vlerësohet se vlera e aseteve të kompanisë publike ishte shumëfish më e lartë dhe njëkohësisht kompania turke kishte investuar në një biznes të sigurt dhe me të drejt ekskluzive të shitjes me pakicë të energjisë elektrike te konsumatorët.