Fisnik Ismajli del para gjyqit për gazin në Kuvend

13.11.2017 11:59
Fisnik Ismajli del para gjyqit për gazin në Kuvend

Në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën e Prishtinës, Fisnik Ismajli është deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës, deputeti Ismajli akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, transmeton RTK.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri pa autorizim ka poseduar armë në atë mënyrë që më 30.11.2015 gjatë një kontrolli nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucët e tij me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit.