Finlanda ndalon simbolet kombëtare për ndeshjen me Kosovën

Vetëm simbolet shtetërore të Finlandës dhe Kosovës do të lejohen në ndeshjen e futbollit mes dyja vendeve që do zhvillohet nesër, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Finlanda ndalon simbolet kombëtare për ndeshjen me Kosovën

FFK ka bërë të ditur njoftimin e Federatës Finlandeze të Futbollit, në të cilën thuhet se gjatë ndeshjes Finlanda – Kosova, lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës, dhe asnjë simbol apo rikuizitë që lidhet me një shtet të tretë.

“FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës”, thuhet në kumtesën e FFK-së.

Në ndeshjet e kaluara është vërejtur se përpos flamurit kosovar, ka valëvitur në shumë pjesë të stadiumit edhe flamuri komëbtare Kuq e Zi.

FFK ka lutur të gjithë shikuesit që ta respektojnë këtë vendim, që ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës të kalojë pa incidente.

“Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim”, përfundon komunikatën e saj FFK-ja. /Insajderi.com