“Financimi i rrejshëm i veteranëve është plaçkë në emër të luftës”

“Financimi i rrejshëm i veteranëve është plaçkë në emër të luftës”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, pas akuzave se sigurimet shëndetësore kanë dështuar për shkak të ish-ministrave të LDK-së.

Abdixhiku ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se “buxhetit u janë hequr miliona euro nga fondet e parapara të sigurimeve shëndetësore për t’i mbuluar listat e fryra të veteranëve”.

“Derisa spitalet na mbesin pa barna, pa penj e pa oksigjen, mafia e pushtetit i zgjeron listat fallco për qëllime zgjedhore”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se “askush s’mund të plaçkitë më në emër të luftës”.

Qenkan çu deputetët e ministrat e Kadrisë rend, me akuza ndaj meje e LDK-së për kritikat e bëra sot ndaj buxhetit dhe…

Posted by Lumir Abdixhiku on Tuesday, 17 October 2017