Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për atë që prokurorët e kanë përcaktuar si “financieri” i bandës së Habilajve. Kjo ishte " />

“Financieri” i Habilajve mbetet në burg

“Financieri” i Habilajve mbetet në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për atë që prokurorët e kanë përcaktuar si “financieri” i bandës së Habilajve.

Kjo ishte edhe kërkesa e prokurorëve, të cilët thonë se në përgjimet e palës italiane del se Nezar Seiti komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës.

Në katër operacione antidrogë mes viteve 2012 dhe 2014 del edhe emri i tij, thonë prokurorët. Sipas organit të akuzës, kjo del në materialet shtesë të dërguara nga pala italiane për Seitin.

Siç është shprehur avokati i tij mbrojtës, Seiti vetë preferon më tepër t’i dorëzohet Italisë sesa të gjykohet në Shqipëri.

Ndërkohë, Prokurorët kanë sekuestruar librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017. Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë. Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj.

I njohuri ndryshe si “Lolo”, ai tregon se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh. Në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar gjithashtu kompanive celulare që të dorëzojnë komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.