Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar

Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar

Filmi i ri i biografisë së Tupakut është duke marrë në të njëjtën kohë, edhe vlerësime pozitive, por edhe negative.

Yjet si Jada Pinkett dhe 50 Cent janë prej atyre të cilët e kanë kritikuar filmin, për shkak se sipas tyre filmi nuk është i bazuar në fakte të sakta.

Përpos asaj filmi i ka bërë fansat e Tupac-ut të besojnë se ai ishte keqtrajtuar dhe përdhunuar në kohën sa ishte në burg.

Për këtë pa korrektësi ka reaguar L.T. Hutton, producenti i albumit të Tupacut“All eyes on me”. Në llogarinë e tij të Insgtagram-it, Hutton ka publikuar një video të rrallë të reperit duke folur për kohën e tij në burg.

Disa njerëz  me të vërtetë kanë fituar përshtypjen se Tupac ishte përdhunuar në burg, ndërsa të tjerë mendonin se këto thashetheme janë krejtësisht të pa vërteta.

“Kishte vajza që më shkruanin duke qarë dhe duke më thënë:” Ti je përdhunuar në burg, më vjen keq “, Po kjo gjëja këtu do të më ushqejë zemërimin që kurrë nuk do të vdesë. Për këtë unë jam detyruar të shkruaj letra shumë fëmijëve të vegjël, duke u shpjeguar atyre se unë do të jem i vdekur para se dikush të më  përdhunojë mua. Dhe ju e dini këtë. Pra, për sa i përket të tjerëve, nuk kam mëshirë fare në zemrën time. Ti më kupton se ku e kam fjalën? Ky nuk është i njëjti Tupac, më beso. Jam me të vërtetë shumë i zemëruar.”, tha Tupac në intervistën e tij për Vibe, asokohe.