Filmi ‘Home’ tashmë online në BBC iPlayer

Filmi ‘Home’ tashmë online në BBC iPlayer

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të Daniel Mulloy që është bashkëpunim në mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, tashmë mund të shikohet online edhe në BBC iPlayer.

Për këtë ka njoftuar producenti i filmit Shpat Dedaj me një postim të tij në “Facebook”

Filmi “Home”, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes.

Ky film mori çmimin si filmi më i mirë i shkurt në Bafta.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Në këtë film edhe aktorët Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj. /Insajderi.com