Filmi “Home” merr çmim edhe në Kaliforni

Filmi “Home” merr çmim edhe në Kaliforni

Filmi “Home”, i regjisores More Raça, rrëmben edhe një çmim në një festival ndërkombëtar.

“Home”, dje ka fituar çmimin Best Featurette, në festivalin Idyllwild International Festival of Cinema, i cili mbahet në Kaliforni.

Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore, shkruan KultPlus.

Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.

‘Home’, është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

cmimi