Filmi “The Zookeepers Wife”, ku aktori kosovar Val Maloku luan krahas aktores me famë botërore, Jessica Chastain, që nga sot do të shfaqet në kinematë e botës në terminë të rregullta.
Për një gjë të tillë ka njoftuar babai i Valit, Valon Maloku.
Valit i është ofruar roli i Ryszard Żabiński në filmin me regji nga Niki Caro, i cili zgjatë 126 minuta. Filmi është xhiruar në vitin 2015-të në Republikën Ceke.
Val Maloku me këtë rol i ka rezervuar vetes të tjera role filmike të cilat pritet t`i vijnë viteve e muajve në vazhdim, shkruan KultPlus.
Val Maloku në këtë film luan përkrah aktores së famshme Jessica Chastain, e cila ka qenë e nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, sikurse që është e shpërblyer me çmimin Golden Globe.
Filmi “The Zookeepers Wife” është një film premtues i cili mund të jetë edhe një portë e madhe për djaloshin kosovar Val Maloku.