Filmi “Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar

Filmi “Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar

Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër dhe fiton të drejtën e garës për çmimin Oscar, ka bërë të ditur kreu i QKK-së, Arben Zharku.

Me këtë rast, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku ka uruar ekipin e mrekullueshëm të filmit dhe sidomos ansamblit fantastik të aktoreve femra dhe rolit kryesor të aktorit të ri Arti Lokaj.