Filmi me Bekim Fehmiun javën tjetër në Kanë

Filmi me Bekim Fehmiun javën tjetër në Kanë

Me datë 24 maj, për herë të parë pas disa vitesh një film i kohës së Jugosllavisë do të shfaqet para publikut në Francë.

Bëhet fjalë për filmin “Mbledhësi i puplave”, film i realizuar në vitin 1967 dhe ku luan Bekim Fehmiu në rolin kryesor.

Filmi është përzgjedhur në Festivalin e Kanës dhe me datë 24, pos shfaqjes së tij, edhe aktorja Olivera Katarina do të jetë e pranishmë në festival për ti folur audiencës dhe interesimit të gazetarëve.

Kjo edhe do të jetë e vetmja aktore e filmit në këtë shfaqje në Festivalin e Kanës. Olivera është sot 77 vjeçare, ndërsa mbetet ndër ikonat serbe të aktrimit e këndimit.

Filmi do të shfaqet me fillim prej orës 21:30 në Bunuel Hall ndërsa është hera e parë pas 14 vitesh që një film nga Serbia është pjesë e këtij seleksionimi filmash, shkruan KultPlus.

Pasi në vitin 1967 filmi morri dy çmime në Festivalin e Kanës, filmi kthehet pas pesëdhjetë vitesh prapë në këtë festival. Filmi është realizuar në vitin 1967 ndërsa zgjatë 94 minuta. Këngët kryesore në film i këndonte vetë aktorja Olivera Vuco, midis tyre edhe “Niska Banja”, “Djelem Djelem” dhe “Nu, nu”. Në vitin 1967 filmi morri çmimin për filmin më të mirë të huaj në Finlandë, çmimin AURA që jepej nga Shoqata e Regjisorëve e Kritikëve të Filmit. / KultPlus.com