Filmi ‘Babai’ nominohet nga Shoqata e Kritikëve të Filmit Gjerman

Filmi ‘Babai’ nominohet nga Shoqata e Kritikëve të Filmit Gjerman

Ky çmim dhe çmimet tjera për të arriturat në filmin gjerman gjatë vitit të kaluar do të ndahen nga kjo Shoqatë me datë 13 shkurt.

Me regji nga Visar Morina, filmi “Babai” e ka nisur mbarë këtë vit.

Filmi është nominuar kësisoj në kategorinë e filmit më të mirë debutant në Shoqatën e Kritikëve të Filmit Gjerman, shkruan KultPlus.

Filmi bën fjalë për personazhin Nori (Val Maloku) i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin, Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Ky çmim dhe çmimet tjera për të arriturat në filmin gjerman gjatë vitit të kaluar do të ndahen nga kjo Shoqatë me datë 13 shkurt.