Filmat më të mirë të vitit 2016

Gazeta amerikane "Wall Street Journal" ka bërë një listë të filmave më të më të mirë dhe më të vlerësuar të vitit 2016 në industrinë amerikane të filmit - Hollywood. 

Filmat më të mirë të vitit 2016

Nga filmi i zhanrit perëndimor “Hell or High Water” me regjisor David Mackenzie, e deri tek filmi i animuar “Zootopia” i regjisorit Byron Howard, janë tetë filma që “Wall Street Journal” ka përzgjedhur në listën e tyre, raporton Insajderi.

American Honey

Filmi i Andrea Arnoldit ndjek rrugën e një adoleshenteje endacake, Stara (Sasha Lane), teksa ajo i shkon pas një ekipi të shitjeve të revistave, dhe e gjen vetën një vend me shumë festa dhe pa ligje teksa bashkohet me një grup të rinjsh.

 Hell or High Water

hell

Ky është një film tipik ‘western’, pasi edhe ngjarja zhvillohet në perëndim të Amerikës në Teksas dhe fokusohet në jetën e dy vëllezërve të cilët plaçkisnin bankat e vogla të qytetit. Më shumë se kaq, përkundër karakteristikave të filmit të drejtuar nga David Mackenzie, është modeli i një filmi modern që tejkalon kufijtë e zhanrin të tij.

Chris Pine dhe Ben Foster janë të shkëlqyer si vëllezër, ndërsa Jeff Bridges luan një rol të shkëlqyeshëm mbështetës.

Loving

Historia e Richard dhe Mildred Loving, një çift i dy racave (një djali të bardhë dhe një vajze me ngjyrë), të cilët sfiduan arrestimin e tyre nga autoritetet e Virxhinias për shkak të ligjit për martesat e përziera. E gjitha kjo dërgoi ata në një betejë ligjore që do të përfundonte në Gjykatën e Lartë.

Manchester By The Sea

man

Filmi i tretë i realizuar nga regjisori Kenneth Lonergan është një dramë e përshkruar për mrekulli, shkruan Wall Street Journal. Ndërsa portretizimi i personazhit kryesor nga aktori Casey Affleck është pothuajse perfekt. Filmi tregon historinë e një daje që detyrohet të kujdeset për nipin e tij, të cilit i vdes babai.

Moonlight

moon

Një histori e përjetshme e lidhjes njerëzore dhe vetë-zbulimit, Moonlight tregon jetën e një të riu me ngjyrë nga fëmijëria deri në moshë të rritur. Ai lufton për të gjetur vendin e tij në botë, teksa rritet në një nga lagjet më të rrezikshme në Miami.

My Golden Days

Pauli është duke u përgatitur të largohet nga Taxhikistani, duke menduar përsëri për vitet e tij të adoleshencës. Është një dramë e Arnaud Desplechin dhe me performacen debutuese të aktores së re Lou Roy-Lecollinet, filimi është vlerësuar shumë mirë edhe nga kritikët e fushës.

Toni Erdmann

toni

Një komedi gjermane mund të tingëllojë si një oksimoron – edhe pse vetëm për ata që nuk e njohin kinemanë gjermane – por filmi i Maren Ade e tregon të kundërtën. Filmi tregon ngjarjen e një babai që kërkon të lidhet me vajzën e tij adoleshente.

Zootopia

yoo

Një film argëtues i mënyrës së vet, “Zootopia” shënon një hap tjetër në ringjalljen e filmave të animuara në Hollywood. Zootopia qyteti i ëndrrave për çdo kafshë. Aty ku e pamundura është e mundur. Xhudi një lepurushe kërkon të plotësoje ëndrrën e saj të behet police, por gjatë rrugëtimit te saj has shume dilema dhe probleme.