Fillon zgjerimi i rrugës Podujevë-Prishtinë

Fillon zgjerimi i rrugës Podujevë-Prishtinë

Zyrtarisht sot kanë filluar punimet në zgjerimin e e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë, nga rrethrrotullimi Besi në drejtim të Podujevës.

Segmeti i parë, me një gjatësi prej 4.3 kilometrash do të kushtoj 3.9 milionë euro ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës Lutfi  Zharku.

Ministri i Infrastrukturës Zharku, gjatë përurimit të këtyre punimeve deklaroi se kjo rrugë një ndër projektet më të mëdha në Republikën e Kosovës.

“Sot po fillojmë vetëm segmentin e parë, kurse segmentet e tjera do t’i vazhdojmë në muajt në vijim. Kjo rrugë do të ketë katër korsi, trotuar, ndriçim, që do të thotë se po ndërtojmë një rrugë me standarde evropiane”, theksoi ministri Zharku.

Ndërsa kryetari i Podujevës Agim Veliu tha se me rregullimin e kësaj rruge do të krijohen kushte më të mira për qarkullim, duke ndikuar edhe në zvogëlimin e numrit të aksidenteve me fatalitet.

“Gjithashtu do të kurset koha, mjetete financiare dhe do të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, bizneseve etj. Shpresojmë që punëkryesi do t’i kryejë punët sipas kontratës”, tha Veliu. /Insajderi.com