Fillon “stuhia” në Manchester

Fillon “stuhia” në Manchester

Derbi i parë i sezonit do të hapë një kapitull të ri në duelin mes dy skuadrave të të njëjtit qytet, City dhe United, por edhe dy trajnerëve, Guardiola dhe Mourinho.

Duke dashur të ulin presionin te lojtarët e tyre, dy trajnerët kanë thënë se janë përgatitur në të njëjtën mënyrë, si për çdo fundjavë, megjithatë, kjo është diçka krejt e ndryshme.

Kjo ndeshje është ajo që të gjithë presin në qytetin e Manchesterit prej muajsh. Nisur nga shumë faktorë, kjo përballje i tejkalon caqet e një derbi lokal, ngërthen mmes veti edhe rivalitetin e tensionuar në vitet e fundit.

Pep dhe Mou, ballë për ballë, për herë të parë në Premier League, në drejtimin e dy skuadrave të mbushura me yje, që kanë shpenzuar miliona të tëra gjatë merkatos së verës.
“Periudha kur ai ishte në Madrid dhe unë te Barcelona nuk ishte e lehtë me Mourinhon, por disa javë më parë kemi folur. Në qoftë se më fton për një pije pas ndeshjes, unë do të pranoj”, – tha në konferencën për shtyp trajneri katalanas.

Derbi i Manchesterit, i cili sjell në skenë numrin më të madh të lojtarëve të nivelit të lartë, në të njëjtin lokalitet (qytet), është përqëndruar kryesisht në stolat respektivë.

Guardiola-Mourinho, një rivalitet që të dy teknikët e kanë sendërtuar sezone më pare.

Mourinho, në stilin e tij, lidhur me këtë sfidë brenda sfidës, tha: “Unë nuk kujdesem për askënd tjetër, përveç lojtarëve të mi.”

Megjithatë, gjithmonë i aftë për të bërë rolin e viktimës, portugezi e transformon dobësinë e mungesës së Kun Aguero në forcë për rivalët e tij:
“Në qoftë se Aguero do të ishte në fushë, ne e denim si do të luante City dhe dinamikën e tyre. Tani, nuk e dimë se si do të veprojë Guardiola, që në dispozicion ka shumë zgjedhje të mira.”

Për atë, se kush do të zërë vendin vakant të argjentinasit të pezulluar, trajneri katalanas ka preferuar t’i fshehë kartat e tij. Sidoqoftë, i mundur është aktivizimi i Leroy Sane, që mund të debutojë me “qytetarët”.

Po ashtu, “sefte” pritet ta bëjë edhe portieri Claudio Bravo. Pavarësisht se është stërvitur vetëm dy ditë, Pep është i kënaqur me formën e tij. Risia kryesore e Mourinhos mund të jetë Rashford, që do të lërë në stol anësorin francez, Martial. /Telesport.al