Fillon mbledhja e përbashkët – gazetarët lihen jashtë

Fillon mbledhja e përbashkët – gazetarët lihen jashtë

Me një ceremoni ushtarake e dedikuar enkas për dy kryeminsitrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj ka filluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në temperatura të ulëta dhe me reshje bore, të dy kryeministrat bashkë me ministrat kanë hyrë në objektin ku po mbahet mbledhja e parë  e dy Qeverive, teksa gazetarët e ardhur nga Kosova në Korçë, janë lënë jashtë objektit.

Fillimisht stafi i zyrës së kryeministrit Rama ka futur gazetarët brenda objektit, në sallën ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes dy kryeminsitrave por më pas janë larguar nga aty, pa asnjë arsyetim.