Fillon mbledhja e kryesisë, kthehet Lista Serbe

Fillon mbledhja e kryesisë, kthehet Lista Serbe

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje i pranishëm është edhe kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Deputetët e Listës Serbe kanë marrë vendimin për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës, “në përputhje me interesin e popullit serb, respektivisht të bashkësisë serbe që jeton në Kosovë dhe të të qytetarëve që jetojnë në Kosovë”, kështu më herët kishin deklaruar për media zyrtar të kësaj liste.

Lista Serbe në shenjë kundërshtimi me miratimin e ligjit për Trepçën dhe për Investimet Strategjike që prej tetorit të vitit të kaluar ka bojkotuar punën e institucioneve të vendit, përfshirë edhe Kuvendin./Insajderi.com