Fillon koncerti i Rita Orës në sheshin “Skënderbej

Fillon koncerti i Rita Orës në sheshin “Skënderbej

Ora e super muzikës në shesh për të erdhi, me recitalin live natën e sotme. Kosova do të dominojë sot skenën. Para Rita Orës, Kida, hapi këtë koncert.

Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit. Me të ftuar special Ermal Metën, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.

Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.

Më herët këngëtarja ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale padurimin dhe kënaqësinë për këtë koncert në Tiranë.

Ylli ndërkombëtar këto kohë ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti I mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”.