Fillon festivali “Gurra Fest”

Fillon festivali “Gurra Fest”

Festivali i Poezisë dhe Prozës Letrare Gojore “Gurra Fest”, është organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare dhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale në Vlorë. Kurse në edicionin e tij të parë do të marrin pjesë rreth 50 shkolla duke sjellë kështu në qendër poezinë dhe prozën.

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të edicionit të parë të festivalit “Gurra Fest” i cili do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Vlorë, shkruan KultPlus.

“Edukimi dhe formimi përmes Trashëgimisë Kulturore, nxitë zhvillimin shpirtëror dhe intelektual të fëmijëve dhe të rinjve, thekson dhe evidenton vlerat e kulturës dhe arsimit duke forcuar vetëdijen ndaj arritjeve më të mira te krijimtarisë njerëzore”, shkruhen në njoftim të këtij festivali.

Ky festival i ri që po i shtohet qytetit të Vlorës do të fillojë sonte në ora 17:00 kurse do të përfundojë me 30 mars. Gjithashtu në fund të këtij Festivali, Juria do të vlerësojë interpretimet më të mira, të cilëve do të u ndajë edhe çmime.