Fillon edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër

Fillon edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër

 

Festivali Gjelbër do të organizohet në Prishtinë në sallë 1 Tetori,  duke filluar nga dita e sotme deri me datën 21 Shtator.

Këtë vit do të keni mundësinë të takoni më shumë se 40 kompani të gjelbra nga Kosova që do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

Ky festival jep mundësinë  për të marrë pjesë të interesuarit  në seancat #GreenForum dhe të  mësoni nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë rreth tendencave në riciklimin, efikasitetin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme.

Festivali i Gjelbër është organizuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida – Styrelsen për Internationellt Utvecklingssamarbete dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës (KMC), dhe mbështetur nga GIZ, Ambasada e Holandës në Kosovë, #ProCredit Bank, TEB ShA dhe GEFF në Kosovë/Insajderi.com