“Fillimi i vetëm i ri për PDK-në është dalja në opozitë”

“Fillimi i vetëm i ri për PDK-në është dalja në opozitë”

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk dëshiron krizë institucionale, megjithatë e përjashton kategorikisht vendimet të marra për të mos bashkëpunuar me PDK-në.

Këtë e ka bërë të ditur edhe një herë Faton Peci nga LDK-ja, përderisa ka thënë që ftesa për bashkëpunim nga PDK-ja do te ishte hipokrizi, ngaqë, sipas tij, ishte pikërisht kjo parti që rrëzoi qeverinë.

“Është hipokrizi të kemi ftesë prej PDK-së, sepse këta e rrënuan qeverinë me arsyetimin që LDK-ja nuk ka guxim për të marrë vendime, atëherë pse tash të hyjmë në koalicion me ta”, ka thënë Peci.

Më tutje ai ka thënë se PDK ka pësuar debakël në këto zgjedhje ndërsa fillimi i vetëm i ri për PDK-në do të jetë dalja në opozitë.

“Fillimi i ri i PDK-së është dalja në opozitë e tyre. Subjekti që ka pësuar debakël është pikërisht PDK-ja. Bashkëpunimi i keq me PDK-në e pamundëson që të hyj në partneritet të mëtutjeshëm, ngaqë këta nuk e kanë mbajt fjalën” ka thënë Peci në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Peci nuk e ka përjashtuar mundësinë për ndonjë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk e shohim të afërt veten me VV-në. Se a do te ketë bashkëpunim me VV-në, shohim se si do të rrjedhin gjerat në vijim” ka thënë ai.