Fillim katastrofik i stinorit nga Chelsea [video]

12.08.2017 18:02
Fillim katastrofik i stinorit nga Chelsea [video]

Kampionia në fuqi e Premier Ligës angleze, Chelsea, e ka nisur stinorin e ri me një humbje 3 me 2 nga Burnley në shtëpinë e saj.

Në “Stamford Bridge”, Burnley e mposhti Chelsean e Antonio Contes pasi realizoi të tre golat në pjesën e parë të ndeshjes.

Vokes me dy gola dhe Ward realizuan për Burnleyn, ndërsa për Chelsean realizuan Morata dhe David Luiz.

Chelsea e përfundoi ndeshjen me dy futbollistë më pak, pasi Gary Cahill dhe Cesc Fabregas u ndëshkuan me kartonë të kuq. /Insajderi.com