Fifty Shades of Grey shpallet filmi më i keq i vitit 2015

Fifty Shades of Grey shpallet filmi më i keq i vitit 2015

Filmi Fifty Shades of Grey është shpallur si filmi më i keq për vitin 2015 në mbrëmjen e “Razzie Aëards”.

Kjo është një ngjarje e cila mbahet çdo herë vetëm 24 orë para ndarjes së çmimit Oscar.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe dy aktorët kryesorë, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson, u shpallën si aktori dhe aktorja më e keqe dhe kombinimi i tyre si çift ishte i pa kuptimtë, ndërsa nuk la pa u shpallur si i keq edhe skenari i filmit., raporton Euronews.

Këtë çmim filmi erotik e mori edhe pse ishte më i shikuari në vitin e kaluar./Insajderi