FIFA zgjedh portierin më të mirë të vitit 2017

FIFA zgjedh portierin më të mirë të vitit 2017

FIFA ka zgjedhur portierin italian, Gianluigi Buffon, si më të mirin e vitit.

Ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së tyre që po mbahet në Londër.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve parashihen zgjedhja e lojtarit të vitit, formacionit të vitit, golit të vitit dhe shumë çmimeve tjera individuale.

Tani veçse është ndarë çmimi për portierin më të mirë që ndan FIFA.

Ky çmim i takon portierit italian të Juventusit, Buffon, përcjell Telegrafi.

Buffon në këtë garë ka mposhtur portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer dhe atë të Real Madridit, Keylor Navas.