FIFA lejon ish-futbollistin e Norvegjisë të paraqitet me Kosovën

Federata Botërore e Futbollit - FIFA ka konfirmuar se Elbasan Rashani do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, edhe pse më parë është paraqitur me skuadrat e moshave të Norvegji.

FIFA lejon ish-futbollistin e Norvegjisë të paraqitet me Kosovën

Menaxheri i përfaqësueses Bajram Shala, ka thënë për gazetën “Koha Ditore” se në pritje të aprovimit janë edhe sulmuesi Besart Berisha, Arbër Zeneli dhe Adis Nurkoviq.

Rashani ka zhvilluar dy ndeshje me Kosovën para pranimit të saj në UEFA dhe FIFA. Ai ka shënuar një gol në miqësoren ndaj Shqipërisë që u zhvillua në muajin mars në Prishtinë.

23-vjeçari më parë ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Norvegjisë (U-16 deri në U-21), mirëpo pas ftesës së Bunjakit ai ka ndërruar reprezentacion. /Insajderi.com