FIFA i jep leje edhe Bytyqit të luajë për Kosovën

Asociacioni më i lartë i futbollit botëror - FIFA, i ka thënë po kërkesës së futbollistit kosovar të Manchester Cityt për të luajtur me Kosovën, njofton Telegrafi, transmeton Insajderi. 

FIFA i jep leje edhe Bytyqit të luajë për Kosovën

Futbollisti i cili është huazuar në Holandë tek Go Ahead Eagles është paraqitur më parë me përfaqësuesen e Austrisë U-21, dhe për këtë arsye i është dashur leja e FIFA-s për të ndërruar përfaqësuese.

Dje, Federata Ndërkombëtare e Futbollit lejoi Albert Bunjakun dhe Enis Alushin që të veshë fanellën e Kosovës, derisa në pritje për këtë leje jane edhe shtatë futbollistë të tjerë. /Insajderi.com