FIFA jep dritën e gjelbër për dy futbollistë të Kosovës

FIFA ka kryer shqyrtimin e kërkesës së dy futbollistëve të përfaësueses së Kosovës, Milot Rashica dhe Amir Rrahmani me ç’rast iu është dhënë leja që të luajnë për Kosoën në ndeshje kundër Finlandës.

FIFA jep dritën e gjelbër për dy futbollistë të Kosovës

Sipas burimeve të FFK-së brenda FIFA-s të dy futbollistët kanë marr përgjigje pozitive dhe konfirmimi pritet të jepet të hënën.

FIFA ka dhënë dritën e gjelbër edhe për Vedat Muriqin ditën e djeshme, dhe sulmuesi ka mundësi të paraqitet në sfidën e së hënës mbrëma ndaj Finlandës. /Insajderi.com