FIFA jep dritën e gjelbër edhe për futbollistin e fundit të Kosovës

Futbollisti kosovar Valon Berisha, kërkesa e të cilit është shqyrtuar më e fundit nga lojtarët e tjerë të Kosovës, do të jetë i gatshëm juridikisht të paraqitet për Kosovën që nga ndeshja e sontme ndaj Finlandës.

FIFA jep dritën e gjelbër edhe për futbollistin e fundit të Kosovës

Berisha ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA, konfirmon Federata Kosovare e Futbollit, njofton Gazeta Online Insajderi.

Futbollisti i Red Bull Salzburg në Austri, më parë është paraqitur 18 herë për përfaqësuesen norvegjeze, derisa pas pranimit të Kosovës në FIFA ka marrë vendim që të ndërrojë përfaqësuese. /Insajderi.com