FIFA i heq dënimin Messit

FIFA i heq dënimin Messit

Lionel Messi nuk do ta vuaj dënimin prej katër ndeshjeve për Argjentinën ashtu sic ishte parapar mw herët.

Ylli argjentinas ishte pezulluar për katër ndeshje për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen kundër Kilit.

Megjithatë, pas ankesave të bëra apeli ia ka hequr dënimin Lionel Messit, dhe sulmuesi i Barcelonës do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Argjentinën.

“FIFA e rrëzon ndalimin ndërkombëtar të Messit prej katër ndeshjeve. Ai tani është në dispozicion për të luajtur ndeshjet e ardhshme të Argjentinës”, thuhet në njoftimin e FIFAs-.

Argjentina ndeshjen e radhës do ta luaj ndaj Uruguait në udhëtim, me datë 31 gusht./Insajderi.com