FIFA dënon Messin

28.03.2017 17:16
FIFA dënon Messin

Messi është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga FIFA, pasi në ndeshjen Argjentinë-Kili ka ofenduar një nga arbitrat e ndeshjes.

Në këtë mënyrë, sulmuesi i Barcelonës nuk do të luajë sot ndaj Bolivisë dhe do të humbasë ndeshjet kundër Uruguajit, Venezuelës dhe Perusë.

Leo Messi do të kthehet të luajë me Argjentinën vetëm në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit 2018, atë kundër Ekuadorit.

Kur përfundoi ndeshja ndaj Kilit, Messi shkoi te arbitri anësor dhe nisi ta shante, duke u larguar pa i dhënë dorën.