FIFA dënon Federatën e Futbollit të Shqipërisë me 100 mijë franga

FIFA dënon Federatën e Futbollit të Shqipërisë me 100 mijë franga

Komisioni Disiplinor i Federatës Botërore të Futbollit FIFA ka njoftuar se ka gjobitur disa federata të futbollit për incidentet që përfshijnë, ndër të tjera “sjellje josportive dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kupën e Botës, Rusi 2018”.

“Më së keqi ka kaluar Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është gjobitur me 100 mijë franga zvicerane për shkak të incidenteve në ndeshjen Itali-Shqipëri, kur tifozët mysafirë kanë përdorur mjete piroteknike që shkaktoi ndërprerjen disa minutështe të ndeshjes. Italia për shkak të dështimit në organizimin e ndeshjes është gjobitur me 15.000 franga zviceriane”, thuhet në faqen zyrtare të FIFA-s.

Federata Iraniane e Futbollit do të duhet të paguajë 50 mijë franga zvicerane për shkak të incidenteve në ndeshjen me Kinën, njofton AA.

“Janë gjobitur edhe Federata e Futbollit të BeH-së me 26.500 franga zvicerane dhe Federata Malazeze e Futbollit me 15 mijë franga zvicerane”, shkruan FIFA./Insajderi.com