Fier, humb jetën një vajzë e re

Fier, humb jetën një vajzë e re

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze të re dhe ka plagosur një tjetër. Ngjarja e rëndë u regjistrua sot, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos-Fier.

Një automjet tip Mercedez, me targa AA551 OB, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar përmbys në një kanal.

Përplasja, në Kthesën e Patosit, rezultoi fatale për një vajzë 23-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur.

Për pasojë, mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i identifikuar vetëm me inicialet, T.E, 27 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë shkak i aksidentit.