FFK: Ja kur fillon stinori

FFK: Ja kur fillon stinori

Për shkak të infrastrukturës së dobët në futbollin tonë, fillimi i stinorit pranveror në të kaluarën është shtyrë disa herë, varësisht nga kushtet klimatike. Mirëpo, së paku sipas zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, sivjet nuk do të ndodhë diçka e tillë.

“Komisioni u ka dhënë vërejtje disa klubeve, të cilat duhet të intervenojnë, ku kryesisht bëhet fjalë për objektet përcjellëse, pra zhveshtoret, pasi fushat janë në gjendje të mirë. Pra, intervenimet ku është kërkuar nga komisioni, klubet do t’i bëjnë brenda javës kështu që nuk ka asnjë rrezik që garat të shtyhen”, ka thënë Adem Çollakaj, anëtar i Komisionit për pranimin e fushave, shkruan Insport.

Garat zyrtare në futbollin e Kosovës nisin në mesjavën e ardhshme me ndeshjet e Kupës, ndërsa në fundjavën tjetër nis stinori pranveror.