FFK-ja dënon 4 persona të përfshirë në skandalin e trukimeve

FFK-ja dënon 4 persona të përfshirë në skandalin e trukimeve

Komisioni i garave të Vala Superligës së Kosovës ka marrë vendim për inicim të procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve Bajram Gashi, Edmond Zeqiri, trajnerit të Dritës Ismet Munishi dhe delegatit të FFK-së, Ali Ajeti.

Komisioni i garave ka marrë masa ndaj këtyre personave për arsye se ata ishin të përfshirë në skandalin e kurdisjeve të ndeshjeve në futboll.

Ky komision ka vlerësuar se gjyqtarët kanë shkelur kodin e etikës së mirësjelljes sportive, pasi ata nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojës me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.

Vendimi:

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Feronikeli’ (motivi-lëshim në organizim për shkak të hedhjes së flakadanëve ndezëse nga ana e shikuesve të Feronikelit dhe e hedhjeve të shisheve Pvc në drejtim të bankinës së KF Drenica, ku si rrjedhojë një shishe Pvc godet referin e katërt të ndeshjes (sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes).

2.Ndaj KF Drenica (motivi-për shkak të flakadanëve dhe ofendimit të ekipit vendas në kor) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj portierit të KF Besa, Arben Beqiri me nr lic12 dhe nr lib 1-1647 – motivi-për mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohet deri në vendimin e Komisionit Disiplinor

4.Ndaj lojtarit të KF Besa, Fatmir Rexha me nr lic16 dhe nr lib 871-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohen deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

5.Ndaj lojtarit të KF Besa, Vildan Gutic me nr lic 20 dhe nr lib 702-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte në ndeshjen Besa –Trepça e në veçanti te goli i 3-të (sipas raportit dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores disiplinore dhe incizimeve Tv).

6.Ndaj referit Bajram Gashi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.

7.Ndaj referit anësor Edmoond Zeqirit – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.

8.Ndaj kryetrajnerit të KF Drita, Ismet Munishi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, trajnerët para dhe pas ndeshjes nuk kanë të drejtë të qëndrojnë me zyrtarët e FFK-së.

9.Ndaj delegatit të FFK-së, Ali Ajeti – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, sepse nuk ka të drejtë të qëndrojë me zyrtarët e klubeve para dhe pas ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).