Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë fillon të ënjtën edicionin e nëntë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë fillon të ënjtën edicionin e nëntë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – PriFest do të fillojë të enjten edicionin e nëntë, Prifest është festival i filmave me metrazh të gjatë.

Gjatë tërë javës së festivalit do të shfaqen mbi 70 filma dhe të gjitha do të shfaqën në dy sallat e Teatrit Kombëtar, në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në kinemanë e hapur të  Amfiteatrit i Muzeut Kombëtar.

Çmimi do të jetë 3 euro mirëpo mund të blihet edhe bileta 10 euro e cila mundëson hyrjen në të gjitha filmat, gjatë tërë javës.

Hapjen e edicionit të 9-të do ta bëjë filmi “Unwanted” i realizuar nga Edon Rizvanolli.  Pjesën tjetër të javës do të shfaqen së paku 10 filma në ditë.

Të premten pas shfaqjes së filmave, në parkun e Gërmisë do të performojnë DJ lokal dhe të shtunën do të jenë Taste 2 & Goblenët dhe Oborri./Insajderi.com