Festivalet duan pavarësi financiare nga Ministria e Kulturës

Festivalet duan pavarësi financiare nga Ministria e Kulturës

Shkurtimi drastik i buxhetit për festivalet e filmit, teatrit e muzikës vitin e kaluar nga Ministria e Kulturës, ka bërë që këtë fillimvit, drejtues të këtyre festivaleve të dalin me kërkesa direkte ndaj këtij institucioni.

Për Rrjetin e Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës pjesë e së cilës janë mbi 20 festivale të ndryshme, ndarja e buxhetit për ta, nga ana e Minsitrisë së Kulturës nuk është zgjidhja e duhur.

Ata dëshirojnë që Ministria e Kulturës të mos ketë fare gisht në ndarjen e buxhetit. Në vend të kësaj, duan që një juri e pavarur të vlerësoj saktësisht projektet kultuore të këtij viti.

“Të gjitha konkurset  publike sikurse ky i fundit, duhet të plotësohen me shpalljen publike të kritereve të vlerësimit, që do të përdoren si bazë dhe udhëzim për punën e jurive profesionale si dhe për vlerësimin e projekteve të institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës dhe aristëve individual’’, thuhet në komunikatën për media.

Madje RRIPAK ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar që konkursi për projekte kulturore këtë vit të zhvillohet njejtë sikurse ai për projektet filmike të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

QKK vendos të ndaj buxhet për projektet kinematografike duke formuar një juri profesionale e cila lexon të gjitha skenaret dhe më pas po ajo juri vendos se cilat projekte duhet të subvnecionohen.

Me krijimin e jurive profesionale, me pjesëmarrës të deleguar nga komuniteti artistik dhe profesionistët, dhe përcaktimin e kritereve të vlerësimit, ngjajshëm me mënyrën se si përgjidhen juritë për vlerësimn e projekteve dhe kriteret e vlerësimit nga QKK, ky konkurs i MKRS-së për projekte kulturore, sipas RRIPAK do të ishte zgjidhja më e mirë.

Përndryshe, në versionin aktual, siaps RRIPAK, gjenden formulime dhe kushte të cilat mund të bëhen pengesë reale për përkrahjen me buxhetin publik të punës së institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës dhe artisteve individual, por edhe që kufizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndër-sektorial.