Festival, muzikë dhe “civila” – dhjetëra të arrestuar për “splifa” dhe “coco”

Festival, muzikë dhe “civila” – dhjetëra të arrestuar për “splifa” dhe “coco”

Sezoni i festivaleve në Kosovë ka filluar, ndërsa qyteti i cili është më së shumti i frekuentuar nga adhuruesit e festivaleve është Prizreni.

Njëri ndër festivalet që organizohet në këtë qytet është edhe NGOMfest i cili është mbajtur këto katër ditë. Nga 6 korriku deri me 9 korrik.

Ky festival u organizuar për të shtatën herë me radhë i cili u mbajt në Kalanë e qytetit të Prizrenit, shkruan Insajderi.

Në NGOMfest, kanë marr pjesë mbi tridhjetë artisë që kanë performuar muzikë të zhanreve të ndryshme dhe shumë të rinj shkojnë që të argëtohen.

Në natën e parë në qytetin e Prizrenit zbarkuan artistë të shumtë të hip-hopit, ku pika kryesor ishte MC Kresha & Lyrical Son.

Nata në NGOMfest fillonte në orën 21:00 të mbrëmjes dhe përfundonte tek në mëngjes.

Mirëpo argëtimi i këtyre të rinjve ishte punë edhe i Policisë në Prizren.

Insajderi ka mësuar se Policia rajonale e Prizrenit kanë ndërmarrë një aksion aksioni  kundër përdorim të substancave narkotike, pikërisht në këtë festival që mbahej në Kalanë e Prizrenit.

Hazir Berisha zëvendës në policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka treguar për Insajderin se ka iniciuar disa raste për posedim të substancave narkotike.

“Gjatë festivalit NGOMfest, janë inicuar 33 raste për posedim të substancave narkotike, duke filluar prej kanabisit e marihuanës deri në kokainë me sasi të vogla”, ka thënë Berisha.

Ndërsa Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia në Prizren kanë treguar për Insajderin se nga data 06-08, ka rezultuar me arrestimin e 28 personave.

“Të gjithë këta persona të dyshuar janë arrestuar mbështetur në veprën penale blerje, posedim, shëprndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ka treguar për Insajderin, Bajram Krasniqi zëvendës në Policinë e Kosvës.

Krasniqi ka treguar se “me aktvendim të prokurorit personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt”

Në Kosovë ka një numër të madh të festivaleve të cilat kryesisht mbahen gjatë sezonit të verës. Janë mbi 20 festivale të ndryshme të cilat mbahen në qyetet të ndryshme të Kosovës.

ReMuscia, DokuFest, Freedom Festival, Chopin Piano Fest, BeerFest Kosova, Ngom Fest, Etno Fest, Pri Film Fest, AniBar, janë vetëm disa nga festivalet të cilat organizohen në Kosovë. /Insajderi.com