Festimi në Francë u shndërrua në natë plotë dhunë

As 110.000 policë nuk mundën t’i qetësojnë huliganët, dy të vdekur dhe madje 500 të arrestuar për shkak të dhunës.

Festimi në Francë u shndërrua në natë plotë dhunë

Festën e madhe të simpatizuesve francez në Champs-Eysee pas fitores së Francën në finale të Kampionatit Botëror të Futbollit kundër Kroacisë në Moskë e prishën trazirat e huliganëve nëpër gjithë vendin, ndërsa policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë simpatizuesit e dhunshëm.

“Dhjetëra dhunues” ishin në mes të qindra mijëra njerëz të mbledhur në avenynë e Parisit.

Më këtë rast dy njerëz kanë vdekur gjatë festimit, dhe madje 500 janë arrestuar pas trazirave, transmeton Insajderi.com.

Policia ka kumtuar se një 50 vjeçar ka vdekur në Anesi duke kërcyer në një kanal të cektë gjatë festimit të fitores së Francës. Një 30 vjeç tjetër ka vdekur në një vend të vogël në veri të Francës kur me veturë e kishte goditur një pemë, gjithashtu gjatë festimit.

Rreth tridhjetë djem të rinj i kanë plaçkitur shitoret në Camps-Elysee.

Xhirimi tregon se si burrat e gjuajnë policinë me gjësende të ndryshme dhe thyejnë dritaret.

AFP lajmëron mbi incidentet në Paris, Marsejë dhe në Lion, ku rreth 100 njerëz janë përleshur me policinë.

Në Paris, simpatizuesit kanë hipur nëpër kulme të stacioneve të autobusëve prej nga kanë gjuajtur bomba tymi duke bërtitur “Ne jemi francezë”.

Por, një pjesë e tyre në një moment u egërsuan dhe filluan ta gjuajnë policinë me gurë dhe gjësende tjera, ku kishte edhe gaz lotsjellës, gjë që shihet në xhirimin e The Guardian./Insajderi.com.