Festë në hotelin e përfaqësueses pas vendimit të FIFA-s

Duartrokitje dhe përqafime pa fund. Kjo ka qenë atmosfera pak minuta më parë në hotelin ku po qëndron përfaqësuesja e Kosovës në Finlandë.

Festë në hotelin e përfaqësueses pas vendimit të FIFA-s

Arsyeja është e thjeshtë: FIFA ka dorëzuar lejekalimet për 5 futbollistë të tjerë që të luajnë sot ndaj Finlandës.

Gazetari i gazetës së njohur britanike “The Guardian”, Nick Ames, i cili është duke qëndruar pranë përfaqësueses së Kosovës në këto ditë grumbullimi, thotë se ka shumë atmosferë pozitive momentalisht në kampin kosovar.

ami

“Gëzim i madh tani për tani – çfardo të ndodhë sonte, kjo është një fitore në shumë mënyra – por kjo nuk ka qenë gjithsesi një mënyrë e mirë për tu përgatitur pët ndeshjen”, shkruan gazetari britanik, Ames, raporton Insajderi.

FIFA ka konfirmuar se Amir Rrahmani, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica dhe kapiteni i përfaqësueses, Samir Ujkani, kanë lejen që të paraqiten për Kosovën.

I vetmi futbollist që ende nuk ka marrë dritën e gjelbër që të paraqitet me Kosovën është Valoin Berisha, mirëpo për të duhet të pritet deri në çastet e fundit para fillimit të takimit. /Insajderi.com