Festa e munguar e LDK-së

Festa e munguar e LDK-së

Vendvotimet po mbylleshin teksa partitë kryesore dhe koalicionet partiake kishin zënë vend nëëpr selitë e tyre për të shpallur rezultatet.

Përderisa Exit Poll nga Klan Kosova shfaqen LDK-në si parti të tretë, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së doli me një konferencë duke folur se “ato ishin sondazhe të porositura nga koalicioni i territ”.

Tha se do të dilte për të festuar me rezultate zyrtare, por kjo nuk ndodhi.

Por festën e bënë PDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje. Të dyja këto dolën, njëra në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe tjetra në sheshin “Skënderbeu” ku deklaruan edhe fitoren tyre.

Madje prezantuan edhe Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin si kryeministra të ardhshëm.

Por askund nuk u pa LDK-ja. E as koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion vetëm ka uruar numëruesit e votave por nuk ka bërë asnjë festë.

E sipas Lutfi Hazirit, LDK-ja duke qenë një parti institucuonaliste ka vendosur që të mos festojë por të pres rezultatet përfundimtare për të shikuar se kush është fituesi e kush humbësi.