Ferrari që pritet të kushtojë mbi 13 milionë euro

Ferrari që pritet të kushtojë mbi 13 milionë euro

Një Ferrari 250 TG LWB California Spider Campetizione me motor V12 i vitit 1959 do të dalë në ankandin e famshëm Rm Sotheby të New Yorkut.

Vlera e tij mendohet të jetë nga 14 milionë dollarë deri në 17 milionë dollarë, kështu që nëse kalon vlerën e 13 milionë eurove do të bëhej vetura që është shitur më së shtrenjti ndonjëherë, transmeton koha.net.

Ky Ferrari me numër të shastisë 1451 GT, fillimisht është ndërtuar për të garuar në Le Mans 24-hour në vitin 1959.

Emrin Competizione do të thotë se 1451 GT është njëra nga tetë të prodhuar me trup nga alumini 250 GT LWB California Spiders.

Motorin e ka 3.0 litërsh TIpo 128F i cili prodhon 263 kuaj fuqi.